Haziri: Regjimi i Kurtit përmbyset në Gjilan
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar për tubimin që kjo parti ka mbajtur sot në qytetin e Gjilanit. Haziri ka thënë se “regjimi i Kurtit përmbyset” në Gjilan dhe u ka kërkuar falje përkrahësve të partisë që s’i ka zënë salla për t’u futur brenda, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Haziri e ka quajtur Abdixhikun si kryeministër në ardhje dhe ka thënë se tubimi në Gjilan është mesazh se LDK është më unike se kurrë.
“Regjimi i Kurtit përmbyset në Gjilan. Unë e kryeministri në ardhje, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku, u kërkojmë falje të gjithë rugovistëve të cilët mbetën jashtë sallës. Ky është demonstrimi dhe mesazhi më i madh se LDK është më unike se kurrë. Ju faleminderit pafund për këtë mbështetje plebishitare!”, ka shkruar Haziri.
(Kosova Sot Online)