
Nesër i jepet lamtumira e fundit Pajtim Krasniqit i cili u vra nga bashkëshortja

Pajtim Krasniqi nga Peja është gjetur i vdekur mbrëmjen e 27 nëntorit, në shtëpinë e tij në Florida të SHBA-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai u vra nga gruaja e tij, ku pas vrasjes së tij, ajo vrau edhe veten.
Pajtimit do ti jepet lamtumira e fundit të mërkurën. Kështu kanë bërë të ditur familjarët e tij.

(Kosova Sot Online)