Jasharaj flet për grevë të përgjithshme në arsim: Fajin kryesor e ka Qeveria Kurti

  • A.P /
  • 04 December 2024 - 14:56
Jasharaj flet për grevë të përgjithshme në arsim: Fajin kryesor e ka Qeveria Kurti

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), ka zhvilluar protestë sot në shenjë pakënaqësie për mospërmbushjen e kërkesave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata kanë paraqitur disa kërkesa, ndër to kërkesën për rritje pagash dhe për nënshkrimin e kontratës kolektive.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po vazhdon të etiketojë krerët e SBASH-kut në vend se të ulet dhe të komunikojë.

“Nagavci  del e mundohet të na etiketojë në vend që të dalë dhe të komunikojë me ne paska vazhduar me komunikata se gjoja SBASHK-u po e bën këtë aktivitet për fushata. SBASHK-u nuk është në zgjedhje, ne nuk kërkojmë votë për parlament. Ne jemi zëri i anëtarësisë”, tha ai.

Jasharaj tha se nuk e përjashton grevën e përgjithshme, dhe po ndodhi kjo fajin kryesor  e ka Qeveria Kurti.

“Zonja Nagavci asnjëherë nuk foli për arsimin. Ne jemi për dialog. Fajtori numër një është Kurti, numër dy Ministri Murati i dhe numër tre Minsitrja Nagavci. Unë nuk mund të përjashtoj grevën e përgjithshme dhe po ndodhi kjo fajet i ka Kurti dhe Qeveria e tij. I lutem edhe Qeverisë edhe Kurtit edhe Zotit që kurrë më mos të përsëritet shtatori i vitit 2022”, tha Jasharaj.


(Kosova Sot Online)