Shpërthim në një ndërtesë banimi në Hagë
Një shpërthim ka ndodhur në një ndërtesë banimi trekatëshe në Hagë të Holandës, ku si pasojë janë lënduar katër persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Departamenti Lokal i Zjarrfikësve ka thënë se ndërtesa është shembur pjesërisht dhe është përfshirë nga zjarri.
“Rreth orës 6:15 të mëngjesit një ndërtesë trekatëshe u shemb pjesërisht dhe shpërtheu një zjarr”, tha në një deklaratë Departamenti i Zjarrfikësve të Hagës.
“Katër viktima janë dërguar deri tash në spital”.
Deri tani nuk dihet shkaku për shpërthimin në fjalë. Kryeministri i Holandës, Dick Schoof tha në një deklaratë se ishte i tronditur nga imazhet e katastrofës dhe u kishte ofruar ndihmë autoriteteve lokale,
(Kosova Sot Online)