Udhëheqësi suprem i Iranit: SHBA, Izraeli e Turqia qëndrojnë pas rënies së Assadit

  • A.P /
  • 11 December 2024 - 12:26
Udhëheqësi suprem i Iranit: SHBA, Izraeli e Turqia qëndrojnë pas rënies së Assadit

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se SHBA dhe Izraeli qëndrojnë pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit në Siri dhe gjithashtu dukej se e drejtonte gishtin e fajit në drejtim të Turqisë, shkruan The Guardian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në komentet e raportuara nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, Ali Khamenei citohet të ketë thënë: “Nuk duhet të ketë dyshim se ajo që ndodhi në Siri është produkt i një plani të përbashkët amerikan dhe sionist”.

“Po, një qeveri fqinje e Sirisë luan, ka luajtur dhe po luan një rol të dukshëm në këtë drejtim – të gjithë e shohin këtë – por komploti kryesor, organizatori dhe qendra komanduese janë në Amerikë dhe në regjimin sionist”, tha ai.

“Ne kemi prova. Kjo dëshmi nuk lë vend për dyshim”, tha Khamenei.

(Kosova Sot Online)