
Prokuroria vazhdon mbledhjen e provave për sulmin në Zubin Potok

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke vazhduar hetimet dhe mbledhja provave ndaj rastit të sulmit të 29 nëntorit në kanalin e ujit në Zubin Potok, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Udhëheqësja e zyrës për komunikim publik nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Liridonë Kozmaqi, tha se dy persona gjendet në mas paraburgimi për shkak të dyshimin për përfshirje në këtë sulm.
“Ju informoj se rasti për të cilin keni pyetur gjendet në fazën e hetimeve, mbledhjen dhe analizimin e provave në Prokurorinë Speciale. Deri tani kemi dy persona, të cilët gjenden në masën e paraburgimit. Në këtë fazë të hetimeve ky është i gjithë informacioni që mund të bëhet publik”, tha Kozmaqi për rtv21.
(Kosova Sot Online)