Abdixhiku: Do të ndërtojmë central të ri me gaz amerikan

  • A.P /
  • 14 December 2024 - 17:20
Abdixhiku: Do të ndërtojmë central të ri me gaz amerikan

Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka premtuar ndërtimin e një centrali të ri në kapacitet prej 500 MW, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se ky central do të funksionoj me gaz amerikan dhe do të kushtojë 500 milionë euro. Kreu i LDK-së, ka thënë se infrastruktura energjetike e Kosovës është e vjetër më shumë se 40 vite, prandaj duhet shikuar nga e ardhmja.

“Central i ri, energji e lirë. €500 milionë për Centralin e Ri 500MW me gaz amerikan për stabilitet energjetik në 50 vitet e ardhshme”, ka shkruar Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)