Një grua vdiq në Nju Jork pasi iu vu flaka në tren

  • A.P /
  • 23 December 2024 - 11:23
Një grua vdiq në Nju Jork pasi iu vu flaka në tren

Një burrë është arrestuar në Nju-Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje të cilës i ishte vënë flaka në një tren të metrosë në Brooklyn, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Komisionerja e policisë, Jessica Tisch, e përshkroi incidentin e së dielës si “njëri nga krimet më të liga që një person do të mund të kryente kundër një qenieje tjetër njerëzore”, raporton BBC.

Ajo tha se gruaja ndodhej në një tren që po qëndronte ndalur, kur asaj iu afrua një burrë që përdori një shkrepëse për t’ua vënë flakën rrobave të saj.

Viktima vdiq në vendin e ngjarjes, shtoi zyrtarja policore, duke njoftuar se i dyshuari ishte arrestuar pas një informate të ofruar nga një grup i nxënësve të shkollës së mesme, pasi ai e kishte shfrytëzuar metronë më vonë të dielën.

(Kosova Sot Online)