Abdixhiku: LDK po merr përkrahje të fuqishme nga mërgata

  • A.P /
  • 24 December 2024 - 10:28
Abdixhiku: LDK po merr përkrahje të fuqishme nga mërgata

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka folur për mbështetjen të cilën po e merr partia e udhëhequr nga ai, LDK, për zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga 60,000 votues të regjistruar nga mërgata, Abdixhiku ka thënë se së paku 25,000 janë mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

‘’Sepse LDK është e vetmja alternativë e besueshme që ofron zhvillim, drejtësi dhe të ardhme të ndritur për qytetarët e Kosovës! Prandaj, besimi qytetar për ekipin tonë të fitores është në rritje! Prandaj, nga 60,000 votues të regjistruar në mërgatë, së paku 25,000 janë mbështetës të LDK-së’’.

(Kosova Sot Online)