Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

  • A.P /
  • 24 December 2024 - 14:23
Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka bërë të ditur se ka pranuar një ankesë nga subjekti politik Lista Serbe, lidhur me procesin zgjedhor.

Ankesa është dorëzuar sot për shqyrtim në PZAP, i cili do të vendosë në përputhje me afatet ligjore.

(Kosova Sot Online)