Disa persona të lënduar nga mjetet piroteknike mbrëmë në Kosovë

  • A.P /
  • 01 January 2025 - 09:04
Disa persona të lënduar nga mjetet piroteknike mbrëmë në Kosovë

Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve mbrëmë në qytetin e Prizrenit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një sasi fishekzjarresh ka shpërthyer. Si pasojë një persona ka pësuar lëndime dhe është nisur për trajtim drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

Dëme kanë pësuar edhe lokalet e veturat përreth.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rreth orës 21:33 policia ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Ahmet Prishtina” kishte ndodhur një shpërthim zjarri nga ndezjet në një pikëshitje të këtyre mjeteve piroteknike. Si pasojë e kësaj ka shpërthyer zjarri. I njëjti është përhapur në të gjitha lokalet ku kanë qenë shitësit ambulantë duke e bërë shitjen e tyre”, ka thënë Gashi.


(Kosova Sot Online)