
Një person është dërguar në mbajtje pasi e ka sulmuar bashkëshorten

Një burrë është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se e ka sulmuar bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“DHUNË NË FAMILJE- Graçanicë 31.12.2024-15:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. E njëjta ka pranuar tretma mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”
(Kosova Sot Online)