Aeroplani që vinte nga Shtutgarti për në Prishtinë raportohet se u detyrua të ulej në Shkup

  • A.P /
  • 02 January 2025 - 07:41
Aeroplani që vinte nga Shtutgarti për në Prishtinë raportohet se u detyrua të ulej në Shkup

Një aeroplan që po udhëtonte nga Shtutgarti drejt Prishtinës dje, ka devijuar itinerarin dhe ka ateruar në aeroportin e Shkupit për shkak të kushteve të rënda atmosferike, konkretisht mjegullës së dendur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportimeve, aeroplani u detyrua të ulej në Shkup për shkak të pamundësisë për të ateruar në Prishtinë.

Gjithashtu, mjegulla ka shkaktuar vështirësi edhe për fluturimet e tjera.

Burime të mediumit njoftuan se një aeroplan që vinte nga Gjeneva ka hasur probleme të ngjashme, duke e bërë të vështirë aterimin në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.


(Kosova Sot Online)