Ja sa po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare

  • A.P /
  • 02 January 2025 - 10:26
Ja sa po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare

Deri në një orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar në orën 09:30, kolona në Merdarë është rreth 500 metra, ndërsa të Dheu i Bardhë 400.

Sipas këtyre të dhënave në pikën kufitare në Jarinje, ka pritje deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë.

Ndërkohë që në pikat e tjera nuk ka pritje as për në hyrje e as në dalje.


(Kosova Sot Online)