Apeli i GJKKO cakton masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën

  • A.P /
  • 03 January 2025 - 12:14
Apeli i GJKKO cakton masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën

Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimin e SPAK dhe ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjykata e Posaçme ka vendosur që Sali Berisha të paraqitet dy herë në muaj.

Kreu i PD u lirua pas një viti nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” në 27 nëntor nga gjyqtarja Floreja Davidhi.

(Kosova Sot Online)