Në valixhen e një personi janë gjetur 50 fishekë

  • A.P /
  • 06 January 2025 - 08:51
Në valixhen e një personi janë gjetur 50 fishekë

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në valixhen e një personi janë gjetur 50 fishekë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku ka bërë me dije se nga i dyshuari është sekuestruar municioni.

“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim


(Kosova Sot Online)