Avioni i nisur nga Prishtina rikthehet në pistë pasi u godit nga turbulenca të forta
Udhëtarët që udhëtonin nga Kosova drejt Gjermanisë kanë përjetuar një fluturim të vështirë, pas vetëm 20 minutash nga nisja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Aeroplani është përballur me turbulenca të forta, që kanë shkaktuar shqetësim tek pasagjerët.
Për sigurinë e udhëtarëve, piloti ka vendosur të kthehet në Aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë, ku fluturimi ka aterruar pa incidente.
Fatmirësisht, askush nuk është lënduar gjatë këtij episodi.
(Kosova Sot Online)