Guerot: Gati për të vazhduar tutje raportin Francë-Kosovë

  • A.P /
  • 11 January 2025 - 14:09
Guerot: Gati për të vazhduar tutje raportin Francë-Kosovë

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur nga Parisi për në Prishtinë, pas një takimi që kanë pasur me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Guerot ka thënë se në Konferencë kanë dëgjuar fjalime inspiruese nga presidenti Macron dhe se po kthehet në Kosovë i gatshëm për të vazhduar tutje bashkëpunimin me Kosovën në vitin 2025.

 (Kosova Sot Online)