Kurti: Mbështetje financiare për gjyshet dhe gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat

  • A.P /
  • 15 January 2025 - 11:10
Kurti: Mbështetje financiare për gjyshet dhe gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat

Gjatë një tubimi elektoral, kryeministri Albin Kurti ka bërë një premtim të veçantë, duke zotuar mbështetje financiare për gjyshet dhe gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre të moshës 1 deri në 3 vjeç, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ky premtim synon të ndihmojë familjet kosovare dhe të lehtësojë barrën financiare të kujdesit për fëmijët në vitet e hershme të jetës. Kurti theksoi se kjo nismë është pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet familjare dhe për të krijuar një sistem mbështetjeje.

(Kosova Sot Online)