Kurti: Populli na don neve shumë, porsi mjeshtri që e don çekiçin

  • A.P /
  • 16 January 2025 - 15:00
Kurti: Populli na don neve shumë, porsi mjeshtri që e don çekiçin

Gjatë një tubimi elektoral në Podujevë, kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë e qeverisjes së drejtë dhe të bazuar në ligj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai u shpreh se qeveria e tij punon sipas ligjit dhe programit, duke vendosur theksin tek merita dhe puna si themeli i suksesit.

"Ne punojmë sipas ligjit dhe me program. Fitohet sipas meritës dhe punës. Andaj edhe populli na don neve shumë, na don porsi mjeshtri që e don çekiçin: bam, bam, bam, bam, 118, 118, 118, 118," tha Kurti, duke aluduar për numrin zgjedhor të partisë së tij.

Kurti nënvizoi se zgjedhjet e 9 shkurtit janë një mundësi për të fituar gjykimin pozitiv për katër vjet të mirëqeverisjes dhe për të marrë besimin e qytetarëve për të vazhduar punët e mira.


(Kosova Sot Online)