Kjo është kandidatja për deputete e LDK-së që e krahasoj Albin Kurtin me Hitlerin

  • A.P /
  • 16 January 2025 - 16:02
Kjo është kandidatja për deputete e LDK-së që e krahasoj Albin Kurtin me Hitlerin

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të gjobisë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) me 20 mijë euro për shkelje të “Kodit të Mirësjelljes”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Sipas vendimit, gjoba është vendosur pas një postimi nga kandidatja për deputete e LDK-së, Xhenet Syka, ku krahasohej kryeministri Albin Kurti me diktatorin Adolf Hitler. Ky veprim është cilësuar si një shkelje serioze e standardeve etike dhe e komunikimit politik të përcaktuara nga rregullat zgjedhore.

Ky rast ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, duke ngritur debate për rëndësinë e respektimit të etikës në diskursin politik, sidomos gjatë periudhave zgjedhore.

(Kosova Sot Online)