
Policia në Gjilan shqipton 1246 gjoba trafiku

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, për më pak se një javë, ka shqiptuar 1246 gjoba trafiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i nëntë (9) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për nëntë (9) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, tutje apelon tek të gjithë gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët.
(Kosova Sot Online)