Një vetaksident ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Pejë

  • A.P /
  • 18 January 2025 - 13:57
Një vetaksident ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Pejë

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Pejë, saktësisht në Vojtesh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahniti, ku njoftoi se si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar shoferi i kamionit.

“Vetaksident i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë vendi i quajtur Vojtesh. Si pasojë e vetaksidentit lëndime ka pësuar shoferi i kamionit”, ka thënë Zahiti.


(Kosova Sot Online)