
Putin i gatshëm për një paqe afatgjatë me Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke uruar Donald Trump, për emërimin e tij të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar se kërkon një paqe afatgjatë ndaj Ukrainën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai shpjegoi se paqja e vërtetë do të jetë nëse respektohen legjitimitetet e dy vendeve, kurse një armëpushim afatshkurtër thjesht do të ishte një periudhë mobilizmi ushtarak, dhe lufta do të riniste sërisht.
“Sa i përket zgjidhjes aktuale të situatës (në Ukrainë), do të doja të theksoja se qëllimi nuk duhet të jetë një armëpushim i shkurtër, jo një periudhë pushimi që do të lejonte forcat të rigrupohen dhe të ripajiseshin, por një kohë e gjatë termi paqe që do të bazohet në respektimin e interesave legjitime të të gjithë njerëzve dhe të gjithë popujve që jetojnë në rajon” tha ai.
Natyrisht kjo është një deklaratë e papritur nga presidenti rus, nëqoftëse do të veprohet realisht kështu konkluzionet do të na çojnë tek Biden si përgjegjës i vërtetë për luftën në Ukrainë.
(Kosova Sot Online)