
Prishtina është renditur ndër vendet me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina të martën është renditur ndër vendet me ajrin më të ndotur në botë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Faqja “IQAir”, ku bëhet matja e ajrit në të gjitha vendet e botës, ka ranguar Prishtinën si qytetin e 15-të me ajrin më të papastër me indeks të ajrit 167.
Këtë listë e kryeson Sarajeva e Bosnjë-Hercegovinës me indeks prej 503, i cili cilësohet si “shumë i pashëndetshëm”.
Sarajeva është pasuar nga Dhaka e Bangladeshit me indeks prej 335.
Para Prishtinës janë listuar edhe disa vendet nga India, Kina e Pakistani.
(Kosova Sot Online)