
Kurti: Me qeverinë tonë e gjithë Kosova u mbulua nga rrjeti 5G

Kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës në Vushtrri ka deklaruar se me qeverinë tonë e gjithë Kosova u mbulua nga rrjeti 5G, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas tij, në qeveritë e kaluara duhej me u ndalë në kafe me e lypë paswordin e wifi. E, opozita ende sillet duke e lypë paswordin e wifi. Mirë kish qenë ndokush prej juve që ka ndonjë kontakt me ta, me ju tregu që nuk ka nevojë më se rrjeti është 5G – mos lypni më pasword të wifi nëpër kafet e çajtoret e Vushtrrisë.
(Kosova Sot Online)