Serbia po vlon sot nga pakënaqësia qytetare

  • A.P /
  • 24 January 2025 - 11:58
Serbia po vlon sot nga pakënaqësia qytetare

Sot në kryeqytetin e Serbisë po mbahet një grevë e përgjithshme si një formë e mosbindjes civile, e thirrur nga studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme, shkruan Danas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Punonjësit e arsimit i janë bashkuar gjithashtu kësaj greve.

Në Serbi, që nga shembja e stacionit në Novi Sad më 1 nëntor, ku vdiqën 15 persona, u përhap një valë bllokadash dhe protestash, të cilat sot shkrihen në një grevë të përgjithshme.

 Grevës i janë bashkuar edhe disa redaksi të mediave si Danas, N1, Nova .

Policia ndërkohë është vendosur në të gjitha hyrjet e ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë.

Gjithashtu në Novi Sad është bllokuar rruga që çon për Beograd.


(Kosova Sot Online)