
Lucas: Berisha u përndoq politikisht njësoj si Trump

Një nga gazetat më të mëdha amerikane, Boston Herald, publikoi një editorial nga Peter Lucas në lidhje me reagimet e politikës shqiptare ndaj inaugurimit të presidentit Donald Trump, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lucas shkruan se lideri konservator shqiptar, Sali Berisha, u përndoq politikisht njësoj si Donald Trump në SHBA.
“Edi Rama, me mbështetjen e administratës së Biden, ka përndjekur Berishën ashtu siç bëri Joe Biden me Trump, duke kërkuar ta shkatërrojë atë si kundërshtar.
Ai e hetoi Berishën, e akuzoi për korrupsion politik, e nxori jashtë parlamentit dhe e vendosi në arrest shtëpie. Së fundmi ai është liruar dhe kandidon kundër Ramës.
Në kundërshtim me protokollin, ambasadorja amerikane, e emëruar nga Biden, bëri fushatë për Ramën në zgjedhjet e fundit dhe më pas Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e shpalli Barishën “persona non grata” mbi akuzat e paparalajmëruara për korrupsion të bëra 8 vite pasi Berisha u largua nga detyra.
Berisha pohon se Blinken e përndoqi për shkak të kritikave të tij të vazhdueshme ndaj George Soros, i cili kërkoi t'i bënte sistemit të drejtësisë penale shqiptare, atë që i ka bërë sistemit të drejtësisë penale në SHBA.
Familja Blinken ka lidhje të ngushta me miliarderin George Soros, i cili së fundmi u nderua me Medaljen e Lirisë nga Biden,” shkruan gazetari i njohur.
(Kosova Sot Online)