Çmimi i 'çajit të rusit' në çajtoret e Vushtrrisë rritet nga 20 në 30 cent

  • A.P /
  • 29 January 2025 - 10:02
Çmimi i 'çajit të rusit' në çajtoret e Vushtrrisë rritet nga 20 në 30 cent

Raportohet se çmimi i “çajit të rusit” në çajttoret e Vushtrrisë ka pësuar rritje, duke u shtrenjtuar nga 20 cent në 30 cent, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky ndryshim çmimi lidhet me rritjen e përgjithshme të çmimeve të produkteve bazë në Kosovë gjatë muajve të fundit.

 

Rritja e çmimit ka ngjallur reagime nga konsumatorët, ndërsa pronarët e çajtoreve thonë se kjo rritje është e domosdoshme për të përballuar kostot e shtuar të furnizimit dhe shërbimit.

Kjo situatë reflekton tendencën e përgjithshme të shtrenjtimit të jetesës, e cila po ndikon në mënyrë të dukshme sektorët e ndryshëm të tregtisë dhe shërbimeve.

(Kosova Sot Online)