Hamza del me premtim: 50% do t’i rris pagat në sektorin publik

  • A.P /
  • 03 February 2025 - 10:57
Hamza del me premtim: 50% do t’i rris pagat në sektorin publik

Bedri Hamza e ka nisur ditën me një video, ku një arsimtar shpreh frikën e tij, që pa marrë parasysh sa shumë punon, nuk do të mund ta mbajë familjen dhe të sigurojë jetesë të mirë për fëmijët e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Pagat janë të ulëta e shpenzimet vazhdimisht po rriten. Është brengë konstante që e kam”, thotë arsimtari.

 

Ndërkaq, Bedri Hamza premton se pagat e të gjithë punëtorëve në sektorin publik do të rriten për 50% dhe puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë.

Ai thotë se shumë qytetarë, punëtorë të zellshëm, janë prekur nga rritja e çmimeve dhe mezi ia dalin ta kalojnë muajin me pagat që marrin.


(Kosova Sot Online)