'SHBA pritet të tërhiqet nga Këshilli i OKB për të drejtat e njeriut dhe të ndalojë financimin e UNRWA'

  • A.P /
  • 04 February 2025 - 07:19
'SHBA pritet të tërhiqet nga Këshilli i OKB për të drejtat e njeriut dhe të ndalojë financimin e UNRWA'

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të nxjerrë një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA nga këshilli i të drejtave të njeriut të OKB-së dhe ndalimin e financimit të ardhshëm për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Financimi i SHBA-së për UNRWA-n u pezullua në vitin 2024 nën administrimin e Joe Biden, pasi Izraeli akuzoi një pjesë të punonjësve të agjencisë për pjesëmarrje në sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023.

Administrata e parë e Trump preu fondet për agjencinë në vitin 2018 përpara se administrata Biden ta rifillonte atë në 2021.


(Kosova Sot Online)