Senatorja amerikane, ka shkruar për zgjedhjet në Kosovë

  • A.P /
  • 09 February 2025 - 10:09
Senatorja amerikane, ka shkruar për zgjedhjet në Kosovë

Elissa Slotkin senatore e Shteteve të Bashkuara për Michiganin, ka shkruar për zgjedhjet në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo në profilin e saj në ‘X’, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një partneritet të qëndrueshëm të rrënjosur në vlerat dhe miqësinë e përbashkët demokratike.

“Ndërsa populli i Kosovës shkon drejt qendrave të votimit të dielën, unë mbështes të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet vendeve tona”, shkroi ajo.

(Kosova Sot Online)