
Ja sa qytetarë të Kosovës votuan deri më tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku do të shfaqen të dhënat për daljen e qytetarëve në votim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Poashtu në këtë link do të publikohen edhe rezultatet preliminare.
Deri tani sipas të dhënave të KQZ-së kanë votuar 168,341 apo 8.54 % e qytetarëve me të drejtë vote.
(Kosova Sot Online)