Ja sa është dalja në zgjedhje deri tani sipas KQZ-së

  • A.P /
  • 09 February 2025 - 15:51
Ja sa është dalja në zgjedhje deri tani sipas KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për daljen në zgjedhje,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në përditësimin e fundit që është bërë në orën 15:38 në web-faqen e KQZ-së, thuhet se kanë votuar 523,104 votues, apo 26.54%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se deri në orën 15:00 kanë votuar 342,104 votues apo 17.36%, sipas të dhënave të publikuara në web-faqen e KQZ-së/.

Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, del se deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e kaluara kishte 225,830 votues më shumë.

KQZ njoftonte atëherë se deri në orën 15, më 14 shkurt 2021 kishin votuar 567,934 votues, apo 32.32%.

Deri në orën 11:00, në këto zgjedhje u regjistrua dalje më e madhe e qytetarëve për të votuar. Këtë herë u tha se pati 23 mijë e 382 votues më shumë deri në të njëjtën orë në zgjedhjet e vitit 2021.


(Kosova Sot Online)