
Abdixhiku: Rezultatin e LDK-së në zgjedhje nuk e quaj dështim

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në konferencë për media, pasi ka treguar se LDK ka dalë e treta me 18.14 % të votave, ka thënë se e merr plotësisht përgjegjësinë për rezultatin dhe se do të japë llogari tek partia për këtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se s’do të japë dorëheqje, meqë s’është dështim për LDK-në kjo ngritje e rezultatit.
“Nuk e quaj dështim. Kemi pasur fazë të rëndë. E marr pëgjegjësinë e plotë, unë Lumir Abdixhiku”, ka deklaruar Abdixhiku.
(Kosova Sot Online)