Rrahmani i kënaqur me rezultatin edhe pse s’e kaloi pragun zgjedhor

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 12:13
Rrahmani i kënaqur me rezultatin edhe pse s’e kaloi pragun zgjedhor

Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familjen ka reaguar pas publikimit të 90% të rezultateve të publikuara nga KQZ, ku ësshtë shprehur i kënaqur me rezultatin deri tani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se për dy muaj arritën sukses të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e kauzës që kanë.

“Për dy muaj aktivizëm dhe një muaj fushatë intensive, kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm në kauzën tonë për mbrojtjen e Familjes! Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe për këtë falënderojmë secilin qytetar që besoi në këto vlera, çdo familje që u shndërrua në aktiviste gjatë fushatës dhe të gjithë ata që nuk u ndalën së punuari për mbrojtjen e tyre”. ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)