KQZ: LVV 40.96%, PDK 22.42%, LDK 17.62%, AAK-NISMA 7.56%

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 12:46
KQZ: LVV 40.96%, PDK 22.42%, LDK 17.62%, AAK-NISMA 7.56%

Lëvizja Vetëvendosje ka 316,016 vota apo 40.96%, nga 91.47% të vendvotimeve të procesuara, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të përditësuara në orën 12:11, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Partia Demokratike e Kosovës është në vend të dytë me 172,953 vota apo 22.42%.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka 135,976 vota apo 17.62%.

Ndërsa koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe të tjerëve ka 58,307 vota apo 7.56%.

(Kosova Sot Online)