
Anulohet seanca gjyqësore ndaj Albulena Haxhiut

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar për anulimin e seancës gjyqësorë ndaj ish ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiut, Pal Lekaj, Besa Baftiu dhe Donika Kadaj Bujupi, pasi që Departamenti për Krime të Rënda ku ka qenë duke u gjykuar çështja ka shpallur veten jokompetente duke e procedura lëndë për gjykim në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për çështje penale të kësaj gjykate, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Trupi Gjykues në këtë çështje penale ndaj të akuzuares A.H. etj, ka vendosur që Departamenti për Krime të Rënda të shpallet inkompetent në pikëpamje lëndore dhe lëndën ta kalojë në kompetencë në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për çështje penale, të kësaj gjykate. Meqenëse gjykata ka vendosur që Departamenti për Krime të Rënda të shpallet inkompetent, seanca e shqyrtimit gjyqësor e paraparë me datë 10.02.2025, në ora 13:15, është anuluar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
(Kosova Sot Online)