Prokuroria kërkon paraburgim për ministrin Fikrim Damka

  • A.P /
  • 11 February 2025 - 12:17
Prokuroria kërkon paraburgim për ministrin Fikrim Damka

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ministrit në largim të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe të dyshuarit tjetër F.D, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar Marcel Lekaj, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria ka dërgu kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Lekajt.

Zëdhënësi shtoi se secili i pandehur veç e veç dyshohet për dy vepra penale “Sulm” dhe “Kanosja”.

Damka është kryetar i Partisë Demokratike të Turqve të Kosovës (KDTP).

(Kosova Sot Online)