
Lavrov e vlerëson Trumpin si të 'sjellshëm'

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e vlerësoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si “të sjellshëm”, duke thënë se telefonata e tij me homologun rus Vladimir Putin ekspozoi dështimet e administratës Biden dhe Europës në Ukrainë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në përgjigje të një pyetjeje nga CNN, Lavrov tha se është i befasuar me reagimin mbarëbotëror ndaj një bisede mes atyre që ai i quajti “dy individë të sjellshëm dhe të arsimuar”.
“Kjo tregon se deri në çfarë mase stafi i administratës Biden, i udhëhequr nga presidenti i tyre, dhe satelitët e tyre europianë e kanë braktisur dialogun dhe diplomacinë si një metodë komunikimi me botën e jashtme, duke zgjedhur në vend të kësaj kërcënimet”, tha ai.
Edhe pse tha se ka “shumë” mosmarrëveshje mes të dyve, ai shtoi: “Kështu duhet të komunikoni me Rusinë”.
(Kosova Sot Online)