Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje

  • A.P /
  • 14 February 2025 - 09:41
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje e cila thuhet se është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj në Suharekë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur të enjten pasdite.

“Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)