
Berisha: Asnjë parti opozitare nuk do të bashkëpunojë me VV-në

Deputeti i PDK Hisen Berisha, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, duke u shprehur KQZ është e kapur nga qeveria Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai nënvizoi se ka pasur një keqpërdorim të procesit zgjedhur. Po ashtu shtoi se Kurti ka shënuar një rënie me 100 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
“Ka një keqpërdorim të procesit zgjedhor. Kurti shënoi edhe një rënie me 100 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Partia Demokratike e Kosovës, ka shënuar rritje, edhe pse nuk ka dalë e para. PDK është gati për koalicion me partitë opozita për të formuar qeverinë. Dy kushte do të jenë me cilëndo që do jemi në koalicion, kryeministri do të jetë i Partisë Demokratike dhe se do të zbatohet programi i Partisë Demokratike”, tha ndër të tjera ai.
Më tej theksoi se në këto zgjedhje u tregua edhe dështimi i kryeministrit Albin Kurti.
“Opozita duhet të koordinohet dhe ta bëjnë qeverinë bashkë. I vetmi problem është lideri i LDK i cili thotë nëse nuk e ka kryeministrin nuk është pjesë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)