Vidhen 100 mijë euro në shtëpinë e ish-mjekes shqiptare

  • A.P /
  • 14 February 2025 - 14:23
Vidhen 100 mijë euro në shtëpinë e ish-mjekes shqiptare

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona, autorë të dyshuar të vjedhjes së 100 miëj eurove në shtëpinë e një ish-mjekeje në gjen “Ura Dervishbeg”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, më 12 shkurt.

Policia bën me dije se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit:

F.Sh., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim;

M.Gj., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasve F. Sh. dhe M. Gj.


(Kosova Sot Online)