
Vjosa Osmani takohet me dy deputetë të CDU-së

Presidentja Vjosa Osmani në Munich të Gjermanisë, ku po mbahet konferenca për siguri, ka takuar deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në takim ishte edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
“Bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilaterale. Sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së. Diskutuam rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt për t’u përballur me sfidat e sigurisë, avancimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Osmani.
Më herët, Osmani njoftoi edhe për një takim me delegacionin e kongresistëve amerikanë në kuadër të kësaj konference
(Kosova Sot Online)