
Berisha premton rishikimin e moshës së pensionit: Unë garantoj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se pensioni në SHBA, është 67 vjeç, ku shumica dërrmuese e amerikanëve marrin pension në moshën 62 vjeç, por ai garantoj se do ta rishikoj këtë moshë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
‘Unë garantoj se do të rishikoj këtë moshë. Këta që e rritën këtë moshë, u ngutën. Unë premtoj rishikimin e saj.’- u shpreh Berisha.
Fjala e plotë:
Gjatë këtyre kohëve kam lexuar një material interesant, i cili më ka ndikuar, dua të jem i sinqertë me ju.
Në këtë material lexoj se pensioni në SHBA, që është 67 vjeç, shumica dërrmuese e amerikanëve marrin pension në moshën 62 vjeç. Nuk vazhdojnë më tutje.
Dhe unë garantoj se do të rishikoj këtë moshë. Këta që e rritën këtë moshë, u ngutën. Unë premtoj rishikimin e saj.
(Kosova Sot Online)