Ky vend ishte i pari që e kishte njohur Kosovën si shtet të pavarur

  • A.P /
  • 17 February 2025 - 07:32
Ky vend ishte i pari që e kishte njohur Kosovën si shtet të pavarur

Sot u bën 17 vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Qytetarët e Kosovës e festuan 12 vjetorin me aktivitete të ndryshme sot,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Por, të kthehemi në vitin 2008-të, kur kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi lexoi deklaratën e pavarësisë,

Pasi Kosova kishte shpallur edhe zyrtarisht pavarësinë, kishte ardhur njohja e parë. Shteti i parë që e kishte njohur Kosovën ishte Republika e Kosta Rikës.

Pas Kosta Rikës me 18 shkurt, Kosovën e kishin njohur ShBA-ja, Franca, Shqipëria, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Afganistani.

(Kosova Sot Online)