Një person dyshohet se e ka sulmuar një tjetër në Dubravë

  • A.P /
  • 20 February 2025 - 09:31
Një person dyshohet se e ka sulmuar një tjetër në Dubravë

Një person dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë një tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën në Dubravë rreth orës 13:15 dhe u iniciua si “Vrasje në tentativë”.

“Pas një mosmarrëveshje në mes dy meshkujve kosovar, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë”, thuhet në njoftim.

Rasti thuhet se u procedua në procedurë të rregullt.


(Kosova Sot Online)