Zgjedhjet e 9 shkurtit, kjo parti ia 'merr' një deputet LDK-së

  • A.P /
  • 21 February 2025 - 09:23
Zgjedhjet e 9 shkurtit, kjo parti ia 'merr' një deputet LDK-së

Ndarjen e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, e kanë ndryshuar rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga verifikimi i votave të subjekteve politike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këto rezultate, e kanë rritur Partinë Demokratike për një deputet dhe për kaq e kanë zvogëluar LDK-në. E nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë që u publikuan nga KQZ-ja, Nisma Socialdemokrate ka siguruar tri ulëse në parlament.

Lëvizja Vetëvendosje është rritur në 40.97 për qind, PDK-ja në 22.47 për qind, LDK-ja ka rënë në 17.14 për qind dhe AAK-ja ka rënë në 7.44 për qind.

Me këtë rezultat të verifikimit të votave në mbi 92 për qind të vendvotimeve, del se LVV-ja do të vazhdojë të ketë 47 deputetë, PDK-ja do të rritet për një deputet më shumë, duke i bërë 26, LDK-ja do të bjerë për një deputet, e për pasojë do t’i ketë 19, ndërkaq AAK-ja do të vazhdojë t’i ketë 8 deputetë.

(Kosova Sot Online)