
KQZ po planifikon që javën e ardhshme të fillojë edhe me numërimin e votave tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po planifikon që javën e ardhshme të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Votat me kusht, siç tregon Elezi, do t’i nënshtrohen procedurës së verifikimit, që përfshinë edhe krahasimin e listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta.
“Pas përfundimit të të gjitha procedurave, siç janë: skanimi i listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta me qëllim të krahasimit me votuesit nga vendvotimet me kusht; vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës. Kjo do të bëhet gjatë javës së ardhshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe sigurisht se mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen me kohë”, ka thënë Elezi.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi e ka konfirmuar një gjë të tillë dhe ka deklaruar se numri i fletëvotimeve me kusht është 12 mijë e 801 dhe personave me aftësi të veçanta 2 mijë e 597 vota.
(Kosova Sot Online)