
Kurti: Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në platformën “X” për përvjetorin e tretë të pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti ka thënë se kjo një ngjarje ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike.
Ai ka përmendur edhe solidaritetin e Kosovës me tragjedinë ukrainase si pritjen që u ka bërë Kosova gazetrëve ukrainas dhe dërgimin e pajisjeve ushtarek si ndihmë atje.
“Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci”, ka shkruar Kurti, pa thënë ndonjë gjë rreth zhvillimeve të fundit për ndaljen e luftës atje.
“Sot është përvjetori i tretë i pushtimit rus të Ukrainës – një ngjarje që ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike.
Në Kosovë, një vend që është përballur gjenocid, ne e kuptojmë thellë dhimbjen dhe rezistencën e popullit ukrainas. Solidariteti ynë nuk është vetëm me fjalë, por edhe me veprime – të presim gazetarë ukrainas në vendin tonë, të dërgojmë pajisje ushtarake dhe së bashku me aleatët tanë si Britania e Madhe, të kontribuojmë në trajnimin e ushtarëve ukrainas.
Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci” ka shkruar Kurti.
(Kosova Sot Online)